LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Yll Hoxha largohet nga Feronikeli

Zyrtare: Yll Hoxha largohet nga Feronikeli
Foto: KF Feronikeli/Facebook

Feronikeli ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Yll Hoxhën.

Lojtari është larguar prej skuadrës nga Drenasi, duke kërkuar një aventurë të re.


Përmes një njoftimi në Facebook, Feronikeli ka bërë të ditur se lojtari që bëri 170 paraqitje në fanellën e tyre, është larguar.

Më poshtë mundë të lexoni njoftimin e tyre (pa ndërhyrje):

Faleminderit Yll Hoxha!

Yll Hoxha ka përfunduar avanturën e tij me FC Feronikelin.

Mbrojtësi i majtë që erdhi në skuadër në afatin kalimtar të janarit, të vitit 2017, djerësiti plot 170 herë fanellën e Feronikelit.

I transferuar nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, konkretisht nga Vllaznia, Hoxha fitoi gjithçka që mund të fitohet në Kosovë me FC Feronikelin, duke u mbajtur mend për golin e tij në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19, gol që shpalli Niklin kampion të Kosovës.

Yll Hoxha:

“Ishte kënaqësi të mbaj veshur fanellën e Feronikelit për afro pesë vite, klub për të cilin do të kem respekt gjithmonë. Dua të i falënderoj të gjithë te Feronikeli, bashkëlojtarët, trajnerët, stafin, e po ashtu edhe Tigrat e Zi, të cilët kanë qëndruar gjithmonë me ne, sezon pas sezoni. Falënderim të veçantë kam për presidentin e klubit, Naser Ramaj, që më mundësoi të jem pjesë dhe të fitoj trofe me këtë klub fantastik.” /Telegrafi/