LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Willian me një letër emocionuese konfirmon largimin nga Chelsea, ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi tek skuadra e madhe angleze

Zyrtare: Willian me një letër emocionuese konfirmon largimin nga Chelsea, ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi tek skuadra e madhe angleze
Willian. (Photo by Glyn Kirk/Pool via Getty Images)

Willian Borges është larguar edhe zyrtarisht nga Chelsea si futbollist i lirë.

Sulmuesi brazilian nuk do të luaj më në Stamford Bridges si futbollist i Chelseat pas shtatë viteve të kaluara në Londër.


Ishte viti 2013 kur braziliani iu bashkua klubit londinez për 45 milionë euro nga Shakhtar Donetsk.

Me fanellën e Chelseat braziliani ka zhvilluar 339 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 63 gola dhe ka bërë 62 asistime.

32-vjeçari me një letër të gjatë ka falënderuar tifozët, klubin dhe të gjithë ata që e përkrahën gjatë këtyre shtatë viteve në Stamford Bridges.

Willian. (Photo by Adam Davy/Pool via Getty Images)

Sipas reprezentuesit brazilian kanë qenë vite të mrekullueshme te Chelsea dhe se është i lumtur që kishte marrë vendimin për t’iu bashkuar londinezëve.

“Ishin shtatë vite të mrekullueshme. Në gusht të vitit 2013 kur mora ofertën nga Chelsea, isha i bindur se këtu duhej të luaja. Sot jam i sigurt se ishte vendimi më i mirë. Kishte kaq shumë kohë të lumtura, disa të trishtuar, kishte trofe dhe ishte gjithmonë shumë intensive. Megjithatë, përtej trofeve, mësova shumë për veten time. Kam zhvilluar një marrëveshje të madhe, duke u bërë një lojtar më i mirë dhe një njeri më i mirë. Në çdo seancë stërvitore, në çdo lojë, në çdo minutë të shpenzuar në dhomën e zhveshjes, isha gjithmonë duke mësuar”, deklaroj fillimisht.

Willian. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

“Jam vërtet mirënjohës ndaj tifozëve të Chelseat për mënyrën e dashur që më pritën në Stamford Bridge dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës në klub. Kishte edhe kritika, qe është normale, ajo që është e rëndësishme edhe pse vshtë se dashuria dhe kritikat më shtynin të jepja gjithmonë gjithçka nga vetja në çdo seancë stërvitore, në çdo ndeshje, të përmirësohesha vazhdimisht deri në minutën e fundit me fanellën e Chelsea”, shtoi tutje.

Willian. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

“Tani ka ardhur koha për të ecur përpara. Sigurisht që do të më mungojnë shokët e skuadrës. Do të më mungojë i gjithë stafi i klubit që gjithmonë më kanë trajtuar si djalë dhe do të më mungojnë tifozët. Largohem me kokën lart, i sigurt në kuptimin që kam fituar gjithçka këtu dhe gjithmonë kam bërë më të mirën me fanellën e Chelsea. Falënderimet e mia të përzemërta shkojnë për të gjithë ju dhe Zoti ju bekoftë”, përfundoi Willian.

Tani sulmuesi anësor është larguar si futbollist i lirë nga Chelsea dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi i tij tek rivali lokal i The Blues, Arsenali.

Për lojtarin interesim kishin shprehur shumë skuadra të njohura përfshirë Juventusin, Barcelonën, Paris Saint Germain, Tottenham Hotspur, Bayern Munich e Inter Miami, por dëshira e tij ishte të vazhdonte jetën në Londër dhe ka pranuar ofertën e Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori