LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Stephen Curry thyen dorën

Zyrtare: Stephen Curry thyen dorën

Golden State Warriors kanë konfirmuar se Stephen Curry është lënduar rëndë, duke e thyer dorën e tij të majtë.

Curry e dëmtoi dorën në duelin e vështirë në shtëpi ndaj Phoenix Suns.


Një depërtim i tij te koshi bëri që ai të dyfishohej nga kundërshtarët dhe më pas dy herë MVP ra në parket, duke thyer kështu dorën e majtë.

Lajmin e konfirmoi vet Golden State dhe për një kohë të konsiderueshme Curry do të mungojë, ndoshta edhe krejt sezonin.

Ky është lajm i keq për Golden State që po vuan tashmë mungesën e Klay Thompson dhe tashmë ekipi ka vështirësi në këtë sezon me tri humbje dhe një fitore. /Telegrafi/