Siç transmeton Koha.net, para pak çasteve, përmes faqes zyrtare të klubit, Sigal Prishtina ka konfirmuar transferimin e Mohammed Abukar. Ditë më parë kampionët e Ballkan Ligës ishin përforcuar edhe me Dunn dhe El-Amin.

Abukar sezonin e kaluar e ka shpenzuar te klubi i Japonisë, Shinshu Brave Warriors. 30 vjeçari luan në pozitën e alos, dhe është i gjatë 208 centimetra.


Ky është përforcimi i shtatë i Sigal Prishtinës pas: El-Amin, Giorgie Cekovski , Gëzim Morina , Stanimir Marinov, Yll Kacaniku dhe LaceDaruis Dunn. 

telegrafi sport app