LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shtyhet koncerti i Malumës në Shqipëri për shkak të coronavirusit

Zyrtare: Shtyhet koncerti i Malumës në Shqipëri për shkak të coronavirusit
Maluma (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Shqipëria tashmë numëron dy raste të evidentuara me coronavirus, që për momentin është virusi me përhapjen më të shpejtë në botë.

Si rrjedhojë, institucionet shtetërore kanë ndërmarrë masa konkrete se pezullimi mësimit shkollor si dhe ndërprerja e aktiviteteve, ku përfshihen njerëz të shumtë në numër.


Është pikërisht ky fakt ai që ka prekur edhe koncertin e këngëtarit me famë botërore, Maluma, të paraparë të mbahej këtë të shtunë, më 14 mars.

Foto: Maluma/Instagram

Koncerti i cili do të mbahej në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është shtyrë tashmë për një datë të pacaktuar dhe këtë e ka konfirmuar për Telegrafin një nga organizatoret e koncertit, Uarda Koçi.

“Në vijim të mbledhjes së sotme të qeverisë drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e aktiviteteve publike dhe jo publike, si edhe anulimin e grumbullimeve masive në vend, të mbyllura apo të hapura, ju bëjmë me dije që koncerti i këngëtarit Maluma, i programuar për t’u mbajtur me datë 14 Mars, do të shtyhet në një datë të dytë”, ka thënë Koçi.

Ajo tha se kanë kontaktuar me stafin menaxhues të këngëtarit për të ndërmarrë masa konkrete lidhur me këtë rast.

“Koncerti i Malumës në Tiranë do të mbahet, por në një datë tjetër! Të gjitha biletat e blera deri më tani dhe ato që do të shiten në vijim janë të vlefshme për datën e re që do të publikohet nga produksioni sapo situata të jetë më e qetë. Informuam kompaninë përgjegjëse që menaxhon turneun e Malumës për këtë ndryshim dhe presim prej tyre të na njoftojnë për datën tjetër se kur do mbahet koncerti”, ka thënë tutje ajo.

Maluma (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Koçi shtoi se një mobilizim i tillë është krejt normal ashtu siç po ndodh në gjithë botën, deri në normalizim të situatës.

“Ky problem nuk është vetëm në Shqipëri, por dhe në shtete të tjera që kanë probleme të theksuara me COVID-19. Stafi i Malumës po bën maksimumin që të menaxhojë këtë situatë të papreçedentë dhe koncertet të mbahen në qytetet përkatëse. Ky produksion ka në përbërjen e tij një numër shumë të madh njerëzish që vijnë nga shtete të ndryshme të botës, ndaj situata duhet të jetë e qetë në gjithë botën që të vijojmë me datat e reja”, ka treguar më tej Uarda Koçi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori