Zyrtare: Shtyhen ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka lajmëruar opinionin sportiv se të gjitha ndeshjet e kësaj jave janë shtyrë për një datë tjetër.
“Duke parë motin e ligë që po mbretëron këto ditë në Kosovë, Komisari i Garave i FFK-së ka marrë vendim që ndeshjet e javës së dytë të stinorit pranveror të Raiffeisen Superligës dhe fillimi Ligës së Parë të Kosovës, të paraparë të zhvillohen këtë fundjavë, të shtyhen dhe të njëjtat do të zhvillohen fundjavën tjetër”.
“Ndërsa, ndeshjet e kupës së Kosovës do të zhvillohen sipas orarit të përcaktuar më herët”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































