21 vjeçari ka shkëlqyer gjatë pjesës së parë të sezonit në Ligën e Parë me ekipin klinas, ndërsa synon ta vazhdojë këtë ‘trend’ edhe në klubin më të madh kosovar, raporton Zëri.

Edhe pse kishte oferta tjera, ai nuk mund t’i thoshte “JO” Prishtinës, me të cilën nënshkroi kontratën trevjeçare.


Merlaku realizoi 13 gola nga 14 ndeshje në pjesën e parë të sezonit. Ai i kaloi dy sezone me Dukagjinin, ndërsa largohet tash, me synime më të mëdha. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app