Zyrtare: Portieri kosovar i bashkohet Skëndërbeut

Pasi nuk ka gjetur “strehë” në Vlorë, gjiganti prishtinas, 1.97 metra i lartë, është bashkuar me Skënderbeun dhe do të stërvitet nën urdhrat e Bozhiqit, së bashku me Shehin dhe Llapanjin.
Troshupa në edicionin e fundit ishte pjesë e Hajvalisë, ekip në të cilin la përshtypje shumë pozitive.
21-vjeçari nga Prishtina në këtë vit u rikthye në Kosovë, pasi më parë ka jetuar në Poloni, duke u aktivizuar edhe te skuadra Ruch Ryki.
Pas Abazit, Latifit, Berishës, Jashanicës, dhe Shabanit, portieri Denis Troshupa do të jetë një tjetër lojtar kosovar, që kërkon suksesin me skuadrën korçare të Skënderbeut. /sportal.al

Nga
Telegrafi
07/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































