Zyrtare: Përforcohet Bashkimi

Bashkimi ka arritur të transferoj qendrën amerikane, Elijah Obade, i cili do t’i ndihmojë prizrenasve për t’i arritur objektivat e tyre, transmeton Telegrafi.
Lajmin për arritjen e tij në Prizren, e ka dhënë faqja zyrtare e klubit portokalli në rrjetin social Facebook.
“Ju njoftojmë se skuadra jonë ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan të pozitës qendër, Elijah Obade. Obade ka filluar karrierën e tij në stinorin 2009-2010 te kolegji Delaware Tech, për të vazhduar më pas në kolegjin Millersville për tre vite. Ai në gusht të vitit 2013 nënshkroi për herë të parë kontratë profesionale me skuadrën Levicki Patrioti nga Sllovenia, pasi më parë kishte dështuar të zgjidhet në draft të NBA-së”.
“Më pas kaloi në Zelandë të Re te skuadra Wellington Saints, për të kthyer përsëri pas shtatë muajve në Europë, përkatësisht te skuadra Araberri BC nga Spanja. Qendra 24 vjeçare së fundi ka luajtur në skuadrën gjermane, Rasta Vechta, nga liga ProA”, shkruhej në njoftimin e Bashkimit. /Telegrafi/



















































