Pas largimit nga skuadra të fundorit fantastik Samir Shaptahu, Peja nuk ka qëndruar duarkryq dhe menjëherë është angazhuar për të sjell lojtar të rij në skuadër, transmeton Telegrafi.

Verdh e zinjtë kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Jaleel Nelson, dhe këtë lajm e kanë bërë të ditur nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në Facebook.


Kujtojmë që Nelson, më parë ka luajtur në Kosovë, tek Trepça ku ishte ndër basketbollistët më të mirë të huaj që kishte zbarkuar në shtetin tonë. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app