LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pato transferohet te Sao Paulo

Zyrtare: Pato transferohet te Sao Paulo
Alexandre Pato (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato është lojtari më i ri i brazilianëve të Sao Paolos.

Ish-sulmuesi i njohur i Milanit ka bërë kalimin e tij nga Superliga e Kinës te ajo braziliane, tek skuadra e Sao Paulos.


Është vet klubi brazilian që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare kompletimin e transferimit të Patos.

Të gjitha lajmet rreth Alexandre Patos
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Alexandre Patos

Pato vjen si lojtar i lirë nga Tianjin Quanjian, ndërsa ka vendosur të nënshkruaj kontratë të vlefshme trevjeçare.

“Sao Paolo është shtëpia jote”, ka shkruar klubi brazilian në njoftimin e tyre në rrjetet sociale.

Ndryshe, Pato ka pasur karrierë të bujshme edhe në Evropë, ku ka spikatur me fanellën e Milanit, pastaj ka luajtur edhe te Chelsea dhe Villarreali. /Telegrafi/