ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Klubi mbretëror spanjoll nuk ka dhënë detaje për transferimin e bërë, por flitet për një shumë prej 15 milionë eurosh. Ozil ka nënshkruar kontratë 6 vjeçare, ndërsa do të fitojë 5 milionë euro për sezon.

 Ky transferim paraqet një lëvizje tjetër të jashtëzakonshme të Real Madridit në afatin kalimtar veror dhe madrilenët mund ta quajnë tani skuadrën e tyre të kompletuar.


ozil

Ozil kaloi nga Schalke të Werderi në vitin 2008, ku shënoi 13 gola në 60 paraqitje. Mesfushori tregoi paraqitje të jashtëzakonshme gjatë Botërorit, që bëri që e tërë Evropa të jetë në kërkim të tij, por pesha që bart Reali si klub e bëri të vetën tek Ozil, që refuzoi edhe kampionin e Evropës, Interin.

Testi mjekësor pritet të bëhet nesër, ndërsa prezantimi para mediave brenda kësaj jave. /Telegrafi/

telegrafi sport app