Llapi ka njoftuar se ka transferuar Ardi Qorrin që ishte pjesë e Feronikelit për plotë 12 vite.

Klubi nga Podujeva vëri të ditur se mesfushori do të jetë pjesë e tyre për pesë edicionet e ardhshme.

“Mesfushori Ardi Qorri, pjesë e Feronikelit për 12 vite, ka bërë hapin e radhës në karrierë duke firmosur kontratë profesionale me skuadrën tonë për 5 vitet e ardhshme”, thuhet fillimisht në njoftimin e Llapit.

“Ardi në edicionin e fundit u paraqit në 34 ndeshje për Feronikelin duke arritur të realizoj 6 gola e 1 asistim dhe e veçanta e golave të tij ishin golat e bukur nga largësia apo nga goditjet e dënimit”.

“21 vjeçari theksoi se pa u menduar dy herë zgjodhi ta pranoj Llapin si një klub që u jep hapësirë të rinjëve dhe se puna me trajnerin Batatina do ta shtyj atë ta jap më të mirën nga vetja që t’i tregoj vlerat”.

“Ardi u nda i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi dhe pasi firmosi kontratën, do t’i bashkohet grupit të lojtarëve në përgatitjet për garat evropiane që do t’i zhvillojmë në Strugë”, përfundon njoftimi i skuadrës llapjane. /Telegrafi/