Zyrtare: Liria prezanton portierin meksikan

Marcos Bernal Berlanga, 22 vjeç do të jetë i gatshëm të mbroj portën ‘bardhezi’.
Berlanga që është i gjatë 1.82 m së fundi ka qenë pjesë e skuadrës malteze, Mojta.
Ai, sikurse edhe Aguirre (uruguajani) erdhi me ndërmjetësimin e Rijat Shalës, që po kryen rolin e skautit.
‘Nga sot Berlanga është pjesë e Lirisë. Ai, është një portier me potencial të mëdha. Me aq sa unë e njoh do të jetë përforcim i madhë për Lirinë’, ka thënë Shala, pas prezantimit të tij në stërvitjen e të hënës.
Shala, ka pohuar se shpejt në Prizren pritet të ‘zbarkoj’ edhe një sulmues, pa përmendur emra.
Ndërkohë, komisioni që po merret me angazhimin e futbollistëve, ka kontaktuar edhe dy-tre sulmues vendor, e që ditët në vijim pritet të qartësohet e ardhmja e tyre, përkatësisht nëse do të bashkohen apo jo me Lirinë.



















































