Zyrtare: Latifi nënshkruan me Skënderbeun

Liridon Latifi ka arritur zyrtarizuar marrëveshjen me ekipin e Skenderbeut të Korçës. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e kampionit shqiptar në futboll në faqen e tyre të rrjetit social, Facebook me një foto nga momenti i nënshkrimit të kontratës me presidentin, Ardian Takaj, raporton Sporti1.
Sulmuesi prishtinas i ekipit U-19 të kombëtares shqiptare ka pasur ofertë edhe nga Shkëndija e Tetovës, por duket se oferta e kampionit të Shqipërisë është qenë më konkrete.
Latifi 20 vjeçar ka nënshkruar kontratë tre vjeqare me kampionin shqiptar.
Ai më herët ka qenë afër kalimit në Hungari, ndërsa për të ka pasur interesim edhe nga skuadrat gjermane. Në stinorin vjeshtor ai ka shënuar 4 gola në 16 paraqitje duke qenë futbollist më i angazhuar në radhët e bardhekaltërve. /Telegrafi/



















































