Televizioni i famshëm sportiv, "BT Sports" ka konfirmuar se finalen e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës mund ta shikoni edhe në Youtube.

Real Madrid-Atletico Madrid dhe Liverpool-Sevilla janë finalet e sivjetme të dy garave më prestigjioze evropiane për klube.


Ky vendim është marrë pasi që ka rënën numri i shikuesve, shkaku se shumë pak televizione botërore kanë të drejtat televizive për të transmetuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Kujtojmë se finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 28 maj në Milano, ndërsa ajo e Ligës së Evropës më 18 maj në Basel. /Telegrafi/

telegrafi sport app