Senna Miangue dhe Assane Gnoukouri nuk janë më pjesë e Interit.

Nerazzurrët kanë filluar të zvogëlojnë numrin e futbollistëve brenda skuadrës.

Pas transferimit të Roberto Giagliardinit nga Atalanta, mundësitë në mesfushë janë pakësuar për të riun, Assane Gnoukourin, i cili vendosi të transferohet të Udinese.

Drejtuesit e Interit duan të blejnë edhe dy klube satelite në Evropë Drejtuesit e Interit duan të blejnë edhe dy klube satelite në Evropë

Transferimi i Gnoukourit është bërë në formulën e huazimit me të drejt blerje për katër milionë, ndërsa në rast shitje nga Udine, Interi do të fitoj 15% të kartonit të tij, ndërsa prezantimi pritet të ndodh nesër.

Largimi tjetër nga nerazzurrët është ai i mbrojtësit të ri belg, Senna Miangue, i cili ka nënshkruar me Cagliarit, po ashtu me formulën e huazimit, por me të drejt ri-blerje nga Interi. /Telegrafi/

Miangue duke nënshkruar me Cagliarin