LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Inigo Martinez, lojtar i ri i Barcelonës

Zyrtare: Inigo Martinez, lojtar i ri i Barcelonës

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin Inigo Martinez si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës së tij me Athletic Bilbao.

Klubi nga Camp Nou ka vazhduar punën e transferimeve në këtë afat kalimtar, duke kompletuar edhe një nënshkrim sot (e mërkurë).


Pas nënshkrimit me mesfushorin Ilkay Gundogan, Barcelona ka njoftuar nënshkrimin e tyre me mbrojtësin Inigo Martinez.

“Është arritur një marrëveshje mes FC Barcelona dhe Inigo Martinez që lojtari t’i bashkohet klubit pas përfundimit të kontratës së tij me Athletic Club”.

“Lojtari është vendosur të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare që përfundon më 30 qershor 2025, me klauzolën e lirimit të vendosur në 400 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Ndryhe, mbrojtësi 32-vjeçar i bashkohet Barçës me një përvojë të pasur të futbollit në kategorinë elitare spanjolle.

Periudha e tij në Real Sociedad dhe më pas në Athletic Bilbao e pa atë të luajë mbi 350 ndeshje në La Liga, duke përfshirë 22 gola. /Telegrafi/