Haxhimusa: Interesimin e Prishtinës për mua do t’ua shpaguaj me angazhim maksimal

“Prishtina është shumë klub i madh dhe jam më se i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për çka e falënderoj kryesinë e klubit për mundësinë e dhënë dhe kanë shprehur interesim për mua. Kjo do të thotë shumë për mua se vlerësohem çka u premtoj se do të jap maksimumin për skuadrën. Konkurrenca është e madhe, por ku ka konkurrencë mundohesh të japësh më të mirën, maksimumin dhe pas kësaj shpresoj se do t’ia dal të imponohem si startues në çdo ndeshje”, ka thënë mesfushori ofensivë, Betim Haxhimusa.


Betim Haxhimusa – 22 vjeç, i lindur më 14. 04. 1992 në Ferizaj, i gjatë 181 cm., mesfushori me tipare sulmuese, në këtë edicion garash ka shënuar dy dhe ka asistuar në dy gola për skuadrën e tij të Ferizajt.

Futbollin ka nisur në grupmoshat e reja sa ishte në qëndrim në Gjermani, ndërsa nga mosha 13-vjeçare është vetëm pjesë e Ferizajt, ndërsa kishte luajtur edhe në finale të Kupës në humbjen kundër Prishtinës në penallti (2012/13). Ndërsa një vit më herët kishte eliminuar Prishtinën në gjysmëfinale, por e kishte lëshuar finalen e humbur me Trepçën ’89 përshkak kartonëve.

Y.Ramadani: Të imponohem me punë e angazhim e që të kurorëzohemi me titull

“ Jam shumë i kënaqur që kam arritur marrëveshje me Prishtinën. Mendoj që tani të jap maksimumin për skuadrën e re, të imponohem me angazhim dhe me lojë të mirë dhe në fund të kurorëzohemi me titullin e kampionit. Konkurrencës nuk i frikësohem, përkundrazi mendoj se vetëm me punë mund t’ia dal të jem pjesë e përbërjes së parë”, ka thënë mesfushori defensivë, Ylber Ramadani, i cili din të asistoj për sulmuesit, por edhe të shënoj.

Ylber Ramadani – 18 vjeç, i lindur më 12.04.1996 në Ferizaj, i gjatë 179 cm. mesfushori defensivë i cili luan para mbrojtjes, në këtë edicion është spikatur edhe si shënues dhe assistues, duke shënuar dy herë e ndihmuar bashkëlojtarët në dy realizime. Futbollin ka nisur në grupmoshat e reja të skuadrës së futbollit për fëmijë, Dinamo e Ferizajt, ndërsa nga kategoria e Juniorëve (U-19) është lojtar i Ferizajt. /prishtinafc/ 

telegrafi sport app