LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: David Villa pensionohet nga futbolli

Zyrtare: David Villa pensionohet nga futbolli

David Villa është pensionuar edhe zyrtarisht nga futbolli.

Sulmuesi spanjoll njoftoi se karrierës së tij profesionale i ka ardhur fundit dhe po largohet nga sporti më i bukur në botë.

Villa ka thënë se ka vendosur që ta përfundojë karrierën e tij 19-vjeçare në futboll, por që do të vazhdojë të ketë lidhshmëri me futbollin.

“Pas 19 vitesh si një profesionist, kam vendosur të pensionohem nga futbolli në fund të sezonit”, ka thënë sulmuesi spanjoll.

“Faleminderit të gjithë trajnerëve dhe bashkëlojtarëve që më kanë lejuar ta shijojë këtë nivel të karrierës. Faleminderit familjes time, që ka qenë gjithmonë aty për të më mbështetur”, ka shtuar më tej spanjolli.

Gjatë karrierës së tij, Villa ka fituar një Kupë të Botës, një Kupë Evropiane, tri La Liga, dhe një Ligë të Kampionëve, derisa kishte shënuar 376 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori