Villareali ka konfirmuar se Francis Coquelin dhe Dani Parejo janë lojtarët e tyre më të rinj.

Skuadra spanjolle e transferoi dyshen nga Valencia si transferime të lira.

Valencia e largoi Parejon, derisa Villareali pagoi tetë milionë euro plus dy milionë bonuse për mesfushorin francez.

Të dy lojtarët kanë kaluar me sukses testet mjekësore, duke iu bashkuar kështu klubit nga La Liga.

Pak ditë më parë, Villareali transferoi edhe Takefusa Kubon nga Real Madridi në formë huazimi për një sezon.

Skuadra spanjolle me këto tri përforcime do të tentojë të ketë një sezon më të suksesshëm sa ky që lamë pas. /Telegrafi/