Zyrtare: Braktis Sigal Prishtën për Pejën

Kështu së paku bën të ditur klubi pejan përmes llogarisë në Facebook.
“Fisnik Rugova ka arritur marrëveshje me klubin tonë dhe nga sonte është lojtar i K.B. Peja. Ky është tranfseri i parë i K.B. Peja për këtë mini afat kalimtar. Fisi deri tash ka luajtur për Prishtinën si dhe është lojtar i reprezentacionit të Kosovës”, shkruan në njoftimin e klubit pejan, transmeton Telegrafi.
Rugova 25-vjeçar luan në pozitën qendër dhe është i gjatë 209 centimetra. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































