LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Borja Mayoral huazohet te Roma, Giallorosët kanë opsionin e blerjes

Zyrtare: Borja Mayoral huazohet te Roma, Giallorosët kanë opsionin e blerjes

Roma më në fund ka gjetur sulmuesin që po e kërkonte prej disa javësh.

Giallorosët kanë huazohet për dy vite sulmuesin spanjoll Borja Mayoral nga Real Madridi.

23-vjeçari tanimë është prezantuar nga klubi ku do të jetë i huazuar për dy vite, teksa Roma ka opsionin e blerjes përfundimtare.

Roma pagoi dy milionë euro për huazimin e tij, ndërsa ka mundësinë ta bëjë transferimin e përhershëm për 15 milionë euro kurdoherë që dëshiron gjatë sezonit 2020/2021.

Ndërkohë nëse nuk e bënë transferimin e përhershëm në sezonin e parë, Roma ka të drejtën ta bëjë atë gjatë sezonit 2021/2022 për 20 milionë euro.

Lojtari është shprehur shumë i lumtur që negociatat kanë përfunduar me sukses dhe se do të luajë për Romën.

“Jam shumë i lumtur që më në fund po bashkohem me Romën. Kanë qenë ditë me plot tension”.

“Për mua është një nder që ta vesh fanellën e Romës, një klub me histori të gjatë dhe se do të bëjë gjithçka për t’i gëzuar tifozët”, tha Mayoral gjatë prezantimit.

Spanjolli ka zhvilluar 33 paraqitje me Real Madridin ku ka shtatë gola, teksa ka qenë më parë i huazuar edhe te Wolfsburg dhe Levante. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori