LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Alexander Isak transferohet te Newcastle, bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit

Zyrtare: Alexander Isak transferohet te Newcastle, bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit

Alexander Isak është larguar nga Real Sociedad pas tri viteve qëndrim në Spanjë.

Sulmuesi i talentuar suedez është transferuar në Angli, ku ka veshur fanellën e skuadrës angleze Newcastle United.


22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate, por që kohëzgjatja e saj nuk është bërë e ditur.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Suedisë bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në histori të Newcastle United, pasi ai i kushtoi klubit anglez hiq më pak se 70 milionë euro.

“Jam i lumtur që jam këtu. Ishte një vendim i madh, i madh për mua, por është një vendim me të cilin jam vërtet i lumtur”.

“Është një klub i mrekullueshëm historik për të cilin mendoj se çdokush do të donte të luante, me tifozë të mrekullueshëm. Tifozët ishin gjithashtu njëra nga arsyet pse erdha këtu dhe gjithashtu projekti i klubit, i cili është një në të cilin unë besoj vërtet”, u shpreh Isak.

Shtatlarti suedez do ta bartë fanellën me numrin 14 tek skuadra e tij e re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori