Zogiani e Sejdiu largohen nga Prishtina

Visar Zogiani dhe Qëndrim Sejdiu edhe zyrtarisht nuk janë më futbollistë të Prishtinës. Lajmin e kanë konfirmuar vet futbollistët, të cilët ditë më parë i kanë kërkuar fletëlëshimet për t’u larguar nga skuadra kryeqytetase, pas pesë muajve qëndrimi.
“Ne kemi kërkuar para disa dite që të na japin fletëlëshimet dhe të largohemi nga Prishtina, si futbollistë të lirë. Ndërkaq të hënën, zyrtarët e klubit na kanë njoftuar se mund të i marrim fletëlëshimet të martën (sot) dhe të largohemi nga Prishtina”, u shpreh mesfushori, Visar Zogiani për SportPlus.
Ndarjen me prishtinasit e ka pohuar edhe Qëndrim Sejdiu, i cili ka theksuar se që nga e hëna është lojtar i lirë. “Nga e hënë jam lojtar i lirë, pasi jemi marrë vesh me Prishtinën. Të hënën na kanë njoftuar se kërkesa jonë është aprovuar, ndërkaq të martën do t;i marrim fletëlëshimet”, shtoi Sejdiu. /Telegrafi/



















































