LAJMI I FUNDIT:

“Zidane nuk e ka përmirësuar Realin”

“Zidane nuk e ka përmirësuar Realin”

Trajneri i Villarrealit, Marcelino e ka vënë në dyshim vendimin e Los Blancos për ta emëruar si trajner Zinedine Zidanen.

Ai për mediat spanjolle ka pohuar se prej që ka marr drejtimin francezi, Real Madridi nuk ka pasur përmirësim, përkatësisht luan si në kohën e Rafael Benitezit.


“Zidane u bë trajner i Realit në një periudhë të vështirë”.

“Por nuk mendoj që skuadra është përmirësuar që nga largimi i Benitez. E them këtë nga ato që shoh”, tha Marcelino.

Zidane e morri drejtimin e skuadrës madridlene më katër janar të këtij viti, ku paraprakisht ishte shkarkuar spanjolli, Rafael Benitez. /Telegrafi/