LAJMI I FUNDIT:

“Zgjoi” më afër nominimit për Oscars 2022, Dua Lipa: Lajmi më i mirë për t’u zgjuar

“Zgjoi” më afër nominimit për Oscars 2022, Dua Lipa: Lajmi më i mirë për t’u zgjuar
Foto: Getty Images

Akademia e Shkencave dhe Arteve ka shpallur të martën listën e ngushtë të nominimeve për 10 kategori në kuadër të Oscars 2022.

Reklama

Lista e plotë e nominimeve do të bëhet e ditur më 8 shkurt, ndërsa për herë të parë në histori, një film kosovar është pjesë e listës së ngushtë të filmave të mundshëm për t’u nominuar në kategorinë “filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Filmi “Zgjoi (Hive)” është tashmë në listën e ngushtë të 15 filmave të mundshëm për t’u nominuar, me çka ka gëzuar pa masë mbarë popullin e Kosovës.

Për këtë sukses duket se ka marrë vesh edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.

"Zgjoi" futet në listën e ngushtë të filmave për t'u nominuar në Oscars 2022
Lexo po ashtu "Zgjoi" futet në listën e ngushtë të filmave për t'u nominuar në Oscars 2022

Kjo e fundit ka rishpërndarë në InstaStory një postim të bërë nga regjisorja Blerta Basholli, ku e etiketuar ka qenë edhe vet Dua.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi Lipa në InstaStory, duke iu gëzuar kështu suksesit të filmit “Zgjoi”.

Dua përndryshe së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, ka qenë e pranishme fizikisht në premierën e “Zgjoi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar nga afër regjisoren Basholli, aktoren Gashi dhe ekipin realizues. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Magazina
Kush është Noor Alfallah, me të cilën Al Pacino do të ketë fëmijë

Kush është Noor Alfallah, me të cilën Al Pacino do të ketë fëmijë

Magazina
Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Magazina
Alban Skënderaj e befason me një makinë luksoze Miriamin në ditëlindjen e 38-të

Alban Skënderaj e befason me një makinë luksoze Miriamin në ditëlindjen e 38-të

Magazina
Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

Magazina
Pas Afronës, Blero nis pushimet në Itali me të dashurën e re

Pas Afronës, Blero nis pushimet në Itali me të dashurën e re

Magazina
Kalo në kategori