Zenelaj: Tani ia di vlerën vendit tim

Eh pas një atmosfere jashtëzakonisht të mirë në klub, qendra fantastike Urim Zenelaj, ka gjetur kohë që të shkruaj një status në profilin e tij në Facebook, për klubin dhe qytetin e tij të lindjes, transmeton Telegrafi.
Zenelaj ka shkruar se nuk ia ka ditur vlerën vendit të tij, derisa tani është i lumtur , mirënjohës dhe krenar për përkrahjen e madhe që po ia japin tifozët vendas.
“Nganjëherë njeriu nuk ia dinë vlerën një sendi derisa ta posedon atë,e pasi ta posedon e kupton vlerën e tij dhe nevojën që ke pasur për të. Edhe unë nuk e kam ditë se sa e mirë dhe e nevojshme është të duan dhe të çmojnë njerëzit ( vëllezërit dhe motrat) e tua. Jam shumë falënderues ndaj të gjithë juve suharekasve që më bëtë ta kuptoj këtë ndjenjë dhe të jetoj me dashurinë dhe respektin tuaj. Deri tani kam pasur familje të vogël 20-30 anëtarshe e tani kam mbi 10000 vëllezër dhe motra. Iu jam borxhli deri në vdekje ndaj jush suharekasit e mi”, ka shkruar Urim Zenelaj, në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/



















































