LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet paga e ulët e Araujos te Barcelona, Real Madrid, Chelsea dhe United interesohen për uruguaianin

Zbulohet paga e ulët e Araujos te Barcelona, Real Madrid, Chelsea dhe United interesohen për uruguaianin

Barcelona nuk po kalon nëpër një formë të mirë dy vitet e fundit, por futbollistë të rinj kanë dalë në pah te katalunasit.

Njëri nga lojtarët që ka shkëlqyer më së shumti dhe është rritur me hapa gjigant është mbrojtësi uruguaian Ronald Araujo.


22-vjeçari është padyshim mbrojtësi më në formë te Barcelona dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Por katalunasit mund ta humbasin yllin e tyre të ri, pasi skuadrat e mëdha kanë shprehur interesim.

Real Madrid u interesua ditë më parë për uruguaianin, por së fundmi garës i janë bashkuar edhe dy gjigantët anglez, Chelsea dhe Manchester United.

E përditshmja spanjolle AS ka zbuluar pagën e lojtarit, e cila është vetëm 900 mijë euro në stinor, një shifër e ulët në krahasim me paraqitjet e Araujos në fushë.

Kontrata e Aruajos me katalunasit skadon në verën e vitit 2023 dhe Barcelona kërkon t’ia vazhdojë kontratën atij për t’i shmangur ekipet e interesuara si Real Madrid, Chelsea e Manchester United.

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, katalunasit pritet që të ulen në tavolinën e bisedimeve me lojtarin dhe agjentin e tij, sapo të mbyllin rinovimin me mesfushorin Gavi.

Aruajos pritet t’i ofrohet kontratë e re pesë vjeçare dhe natyrisht një rritje e pagës prej katër fish më të lartë se sa fiton aktualisht.

Edhe agjenti i uruguaianit ka bërë të ditur se dëshira e klientit të tij është të qëndroj në Camp Nou, pa marrë parasysh interesimin nga skuadrat e mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori