LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen favoritët e hershëm të Topit të Artë – befasi në mesin e emrave

Zbulohen favoritët e hershëm të Topit të Artë – befasi në mesin e emrave

Ceremonia e Topit të Artë për vitin 2024 do të zhvillohet në Theatre du Chatelet në Paris të Francës më datë 28 tetor.

Kanë mbetur më shumë se gjysmë viti para se të shpallet fituesi i çmimit më të madh individual për futbollistët, Topi i Artë.


Por, shtëpitë e basteve kanë përcaktuar tashmë favoritët, ku nuk mungojnë befasitë në renditje.

Sipas probabiliteteve të ofruara nga Megapari, ylli i Real Madridit, Jude Bellingham kryeson shanset për të fituar me kuotë 4.0 apo 25 për qind probabilitet.

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është i dyti afër me 4.5 (22.2 për qind shanse), ndërsa pas tij vijnë Harry Kane i Bayern Munich dhe ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, me të dy sulmuesit që kanë kuotë 5.5 me 18.2 për qind shanse.

Shoku i skuadrës së Haaland, Rodri është gjithashtu në top 5, por shanset e tij prej 10 për qind apo kuotë 10, sugjerojnë që lojtarët e basteve nuk kanë shumë besim tek ai.

Befasia ndoshta është tek fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë, Lionel Messi, i cili gjenden i gjashti, edhe pse larg kampionateve evropiane.

Argjentinasi ka tashmë tetë Topa të Artë në kabinetin e tij të trofeut, por shanset e tij për të shtuar trofeun e nëntë janë të barabarta me atë të Rodri: 10.0 (10 për qind probabilitet).

Sigurisht, Messi mbetet ylli më i madh në Inter Miami, por zakonisht, vetëm lojtarët nga ligat më të mira evropiane e fitojnë Topin e Artë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori