LAJMI I FUNDIT:

Zaimina Vasjari rrëfen për relacionin që ka me vajzat e Klodianit

Zaimina Vasjari rrëfen për relacionin që ka me vajzat e Klodianit

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Zaimina, e cila prej gati 9-muajsh është bërë nënë për herë të parë, ka folur për dy vajzat e bashkëshortit të saj.


Pak kohë më parë, ishte vetë këngëtarja që publikoi në profilin e saj “Instagram”, foto ku shfaqej vogëlushja e saj Khloe dhe dy vajzat e tjera të bashkëshortit të saj, Klodian Asllanit.

Ato ishin fotografuar duke mbajtur në krahë vogëlushen gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së vogël, Kristelit.

Ndërsa e pyetur ditën e sotme në emisionin “Wake up” për marrëdhënien që Zaimina ka me dy vajzat e tjera të burrit, këngëtarja është shprehur mjaft e matur.

“Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë”.

“Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”, u shpreh Zaimina.

Këngëtarja së fundmi u fokusua në biznes dhe ka kohë që s’ka publikuar këngë.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori