Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka, ka prezantuar sot (e premte) projektin e ri muzikor.

“Desire” mban titullin kënga e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e ka shkruar vet Young Zerka në bashkëpunim me Alandy, gjersa për producimin u përkujdes edhe ky i fundit.

Young Zerka (Foto: YouTube)

Artisti vjen me paraqitje atraktive përkrah protagonistes së klipit, në disa skena më intime.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Besohet se edhe kjo këngë do pritet mirë nga fansat e publiku, megjithëse është rikthyer pas disa muajve.

Projektin tashmë të plotë e gjeni në platformën YouTube. /Telegrafi/