LAJMI I FUNDIT:

Young Thug lirohet nga burgu

Young Thug lirohet nga burgu

Young Thug është tashmë i lirë.

Reperi nga Atlanta është liruar nga burgu DeKalb County pasi kaloi gjashtë ditë si i arrestuar.


Sipas stacionit lokal të lajmeve, 11Alive, gjykatësi Gregory Adams ka mundësuar që reperi të shkojë në shtëpi nëse siguron që do të dërgojë testimin për drogë së paku dy herë në javë.

Po ashtu ai duhet të lajmërohet në baza të rregullta në stacionin më të afërt policor.

Thug u paraqit në gjykatë të mërkurën ku edhe kërkoi falje për sjelljen e tij.

Thug ishte i izoluar gjatë kohës në burg. Gjatë 48 orëve të para ai refuzoi që të ha apo të pinte ndonjë gjë si formë për të dënuar veten sipas avokatit të tij.

Reperi ishte arrestuar për shkak të përdorimit të narkotikëve. /Telegrafi/