LAJMI I FUNDIT:

Yllka Gashi tregon arsyet e zhvendosjes në Amerikë me bashkëshortin: Profesionet tona ishin në krizë ekonomike dhe profesionale

Yllka Gashi tregon arsyet e zhvendosjes në Amerikë me bashkëshortin: Profesionet tona ishin në krizë ekonomike dhe profesionale
Foto: Yllka Gashi/IInstagram

Aktorja e njohur nga Prishtina, Yllka Gashi, ka më shumë se gjashtë vite që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo u zhvendos atje së bashku me burrin e saj, Albianin, dhe vajzën e tyre të vogël, Nina.


Në një intervistë të fundit për “Prive”, Yllka ka rrëfyer për pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj – duke cekur një ndër to shpërnguljen e familjes në Amerikë.

Yllka Gashi me bashkëshortin (Foto: Yllka Gashi/Instagram)

Ajo thotë se përkundër faktit që atje shkoi për një kohë të shkurtër, u tërhoq nga perspektiva që ofronte Amerika për të dhe bashkëshortin e saj në aspektin profesional.

“Në fillim ka qenë pak më e vështirë sepse nuk kam shkuar të qëndroj, kam shkuar me një far ndjenje si: ‘Po shkoj pe provoj, i bëj letrat që më takojnë prej burrit prej martesës, edhe Nina e merr nënshtetësinë edhe e provojmë si një aventurë’. Në kohën kur kemi shkuar ne, për të dy profesionet tona ka qenë një far krize shumë e madhe ekonomike dhe profesionale, dhe kështu përpos dashurisë edhe dëshirës për të qenë afër familjes, në aspektet tjera nuk kemi pasur shumë dëshirë për të qëndruar në Kosovë”, ka thënë Yllka.

Gashi përndryshe si aktore është bërë më shumë e njohur nga seriali “Familja Moderne”, ku luante rolin e Zanës, teksa bashkëshorti i saj ka profesionin e dizajnerit grafik.

Yllka sivjet shënoi një sukses shumë të madh me pjesëmarrjen në filmin “Zgjoi”, ku luan rolin kryesor – film ky i cili ka fituar sivjet tri çmime të rëndësishme në ‘Sundance Film Festival’. /Telegrafi/

Foto: Yllka Gashi/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori