Yjet e nominuar për ta fituar ‘Topin e Artë’, kanë mbërritur në Paris, ku kanë parakaluar në tapetin e kuq drejt  “Theatre du Châtelet”.

Lionel Messi që është kandidati kryesor për këtë trofe, ka arritur së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy djemtë.

Me të ishin edhe shokët e skuadrës si Frenkie De Jong, Antoine Griezmann dhe Marc Andre ter Stegen.

Në skenë ka parakaluar edhe Virgil Van Dijk së bashku me gruan e tij.

Nuk mungon as Robert Lewandowski dhe Mathis de Light.

Luka Modric ka mbërritur ndër të fundit, i cili do ta dorëzojë trofeun, pasi kësaj radhe nuk është as në garë.

Nuk mungoi edhe ylli i Francës, Kylian  Mbappe.

/Telegrafi/