LAJMI I FUNDIT:

Yjet e Barcelonës: Messi, Suarez, Coutinho dhe partneret e tyre shijojnë jetën e natës para ndeshjes në El Clasico

Yjet e Barcelonës: Messi, Suarez, Coutinho dhe partneret e tyre shijojnë jetën e natës para ndeshjes në El Clasico

Një numër i yjeve të Barcelonës kanë shijuar një natë të bukur para ndeshjes në El Clasico, duke marrë pjesë të gjithë së bashku në një darkë në qytetin spanjoll, të premten.

Lionel Messi, Luis Suarez, Philippe Coutinho, Jordi Alba, Sergio Busquets, Paulinho, Andres Iniesta, Ivan Rakitic dhe partneret e tyre përkatëse shkuan të gjithë së bashku në një nga vendet më të njohura të qytetit, në restorantin “Zuu”.


Të gjithë dukeshin të ngazëllyer në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërkohë që gjatë tërë mbrëmjes u shfaqën në një numër të madh fotografish në mediat sociale, shkruan DailyMail, transetom Telegrafi.

Messi dhe Suarez qëndruan për një fotografi me bashkëshortet Antonella Roccuzzo dhe Sofja Balbi jashtë restorantit, ndërsa Coutinho gjithashtu shkrepi një fotografi me ish-shokun e tij të Liverpooli dhe partneren e tij brenda ambienteve të lokalit.

Ky restorant u mundësoi atyre të shijojnë një darkë shoqëruar nga muzikantët dhe kërcimtarët e pranishëm.

Më pas mbrëmja kthehet në një klub nate pas mesnatës, dhe ishte momenti kur të gjithë filluan të vallëzojnë me partneret e tyre.

Lojtarët po festojnë një tjetër titull të La Ligas dhe fitimin e Copa del Rey.

Nëse ata mund të arrijnë suksesin e pabesueshëm dhe të mos humbasin një nga 38 ndeshjet e tyre, ata do të ishin ekipi i vetëm në histori të Spanjës që nuk kanë pësuar humbje gjatë gjithë kampionatit.

Ndryshe, Barcelona dhe Reali do të takohen gjatë ditës së nesërme (e diell) në Camp Nou rreth orës 20:45. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori