LAJMI I FUNDIT:

Yarmolenko flet për dërgimin e familjes në Ukrainë një ditë para pushtimit, ukrainasi tregon edhe situatën e rëndë që përjetoi dhe jep një mesazh të fortë

Yarmolenko flet për dërgimin e familjes në Ukrainë një ditë para pushtimit, ukrainasi tregon edhe situatën e rëndë që përjetoi dhe jep një mesazh të fortë

Ylli i West Ham United, Andry Yarmolenko ka zbuluar se nuk mund të fliste kur familja e tij mbërriti në Ukrainë, një ditë para se vendi i tij të fillojë të pushtohej nga Rusia.

Gruaja dhe fëmija i sulmuesit të West Hamit ishin në Ukrainë për një takim me mjekun e tyre kur presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin në fund të shkurtit.


“Kur filloi gjithçka, më 24 shkurt, mbërrita në stërvitje dhe as që mund të flisja. Më rridhnin lotët. I kërkova trajnerit të më linte të shkoja në shtëpi”, ka thënë fillimisht Yarmolenko për Football 1/2/3.

Yarmolenko me familjen e tij

“Nuk besoja se kjo mund të ndodhte. E dërgova familjen time në Kiev sepse fëmija im duhej të vizitonte një mjek”.

“A mund ta imagjinoni se si isha kur filloi mëngjesi tjetër? Thjesht doja të vrapoja dhe të godisja kokën në një muri. Çfarë budallai që po dërgoja familjen time në Kiev dhe unë isha në Londër”.

Yarmolenko, i cili iu rikthye lojës më 13 mars kundër Aston Villas dhe shënoi në këtë takim, thotë se i duhej të kthehej në sportin që pëlqen për të shpërqendruar veten nga konflikti.

“Fëmijët po vdesin, duhet ta ndalojmë këtë luftë” - Shevchenko me deklaratë të fuqishme teksa zbulon se nëna dhe motra e tij janë ende në Ukrainë
Lexo po ashtu “Fëmijët po vdesin, duhet ta ndalojmë këtë luftë” - Shevchenko me deklaratë të fuqishme teksa zbulon se nëna dhe motra e tij janë ende në Ukrainë

“Nuk mund të flija apo të haja, isha vazhdimisht në telefon me të afërmit e mi. David Moyes më tha se mund të zgjidhja të stërvitja apo jo dhe se duhej të bëja gjithçka që mundja për të garantuar sigurinë e familjes sime”.

“Më duhej të qëndroja profesionist kështu që u ktheva. Thjesht po çmendesha dhe duhej të shpërqendrohesha”.

Si është jeta në Ukrainë?

32-vjeçari dhuroi 75 mijë funte për Forcat e Armatosura të Ukrainës për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus. Yarmolenko pranon se ka frikë të flasë për luftën.

“Ata janë atje, ku ka granatime të vazhdueshme, ata janë në një strehë për bomba. Janë fshehur nëpër bodrume, si gjithë njerëzit”.

“Është sinqerisht e frikshme të flasësh për këtë – të mendosh se sa vazhdimisht po ndodhin armiqësi kur pashë se çfarë po u bëhej fshatrave”.

“Tani jam pa lot. Është e pamundur ta perceptosh atë”, shtoi sulmuesi.

Yarmolenko u kërkon lojtarëve rusë të mos fshihen, derisa Artem Dzyubas ia përmend edhe videon skandaloze
Lexo po ashtu Yarmolenko u kërkon lojtarëve rusë të mos fshihen, derisa Artem Dzyubas ia përmend edhe videon skandaloze

Mesazhi i Yarmolenkos për Ukrainën

Ukrainasi u kërkon njerëzve të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe vuri në dukje se jo të gjithë janë në gjendje të luftojnë.

“Mesazhi im është se jo të gjithë njerëzit mund të luftojnë. Jo të gjithë mund të qëllojnë. Tani ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Nëse nuk e bëjmë, atëherë askush përveç vetes nuk do të ndihmojë”.

Yarmolenko në lot pas golit të shënuar

“Jam i sigurt se nuk do të mundemi nga asnjë vend, ndaj dhe po përpiqem të ndihmoj vendlindjen time”.

“E kuptoj që kur kjo të përfundojë, shumë fëmijë do të mbeten pa prindër, shumë familje do të mbeten pa shtëpi. Ne do të duhet të ndërtojmë së bashku dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, përfundoi ylli ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori