LAJMI I FUNDIT:

“Fëmijët po vdesin, duhet ta ndalojmë këtë luftë” – Shevchenko me deklaratë të fuqishme teksa zbulon se nëna dhe motra e tij janë ende në Ukrainë

“Fëmijët po vdesin, duhet ta ndalojmë këtë luftë” – Shevchenko me deklaratë të fuqishme teksa zbulon se nëna dhe motra e tij janë ende në Ukrainë

Andriy Shevchenko ka lëshuar një deklaratë të fuqishme duke bërë thirrje për t’i dhënë fund një “lufte të vërtetë” midis Ukrainës dhe Rusisë, me legjendën e Milanit duke theksuar se “fëmijët po vdesin” dhe anëtarët e familjes së tij mbeten ende në Kiev.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelseat, i cili kaloi pesë vjet si trajner i kombëtares së vendit të tij midis 2016 dhe 2021, është ndër ata që detyrohen të shikojnë nga larg ndërsa Vladimir Putin ka sanksionuar një pushtim të atdheut të tij.

Ai pranon se futbolli “nuk ekziston më për të”, me 45-vjeçarin që kërkon veprime më vendimtare që do të ndërmerren nga kombet në mbarë botën në një përpjekje për të ndaluar trazirat politike që të dalin jashtë kontrollit.

Legjenda Shevchenko bën thirrje për paqe, përfaqësueset refuzojnë t’i zhvillojnë ndeshjet e barazhit në Rusi
Lexo po ashtu Legjenda Shevchenko bën thirrje për paqe, përfaqësueset refuzojnë t’i zhvillojnë ndeshjet e barazhit në Rusi

“Jam shumë krenar që jam ukrainas. Është një moment shumë i vështirë për vendin tim, popullin tim, familjen time”, ka thënë fillimisht Shevchenko për Sky Sports.

“Mamaja dhe motra ime janë në Kiev për momentin dhe gjëra të tmerrshme kanë ndodhur atje. Njerëz që vdesin, fëmijë që vdesin, raketa që drejtohen në shtëpitë tona. Duhet ta ndalojmë këtë luftë, duhet të gjejmë një mënyrë për ta ndalur luftën”.

Ai shtoi, se u përpoq të bindte familjen e tij për t’u bashkuar me ata që po ikin nga Kievi, por ata nuk pranuan.

“Mamaja dhe motra ime, si shumica e popullit ukrainas, refuzojnë të largohen, ata po qëndrojnë të vendosur për të luftuar, për lirinë tonë, për shpirtin tonë.

“Ne jemi një popull i bashkuar dhe në këtë moment një vend i bashkuar. Ka shumë ndihmë përreth; familjet përpiqen të ndajnë ushqimin me ushtarët, për të ndihmuar trupat”.

“Shpresoj të vdisni në mënyrën më të dhimbshme”, ylli i Man Cityt ‘uron’ Putinin pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës
Lexo po ashtu “Shpresoj të vdisni në mënyrën më të dhimbshme”, ylli i Man Cityt ‘uron’ Putinin pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës

“Është një nga momentet më të vështira në historinë e Ukrainës, por njerëzit janë vërtet të bashkuar, sepse ne duam lirinë dhe të mbrojmë shtëpitë tona”.

“Ne kemi refugjatë, kemi nevojë për ndihmë humanitare. Ne kemi nevojë për mbështetje mjekësore, mbështetje ushqimore. Më duket sikur mund të bëj shumë këtu dhe do ta bëj”, përfundoi legjenda e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori