LAJMI I FUNDIT:

Xhiro e 26-të luhet në mesjavë, përballje interesante në Superligë

Xhiro e 26-të luhet në mesjavë, përballje interesante në Superligë

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligë.

Në Prizren do të ndeshen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Sigal Prishtina. Prizrenasit ndodhen në vendin e gjashtë me dhjetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit në vendin e katërt me 15 fitore dhe dhjetë humbje. Të dy skuadrat kërkojnë një vend sa më lartë në renditje, që është shumë e rëndësishme për “Play-off”.


Dy skuadrat që kanë siguruar “Play-off”-in, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi ndeshen në Therandë. Ylli është në vendin e tretë me 16 fitore e nëntë humbje, kurse kuqezinjtë janë në vendin e pestë me 11 fitore e 14 humbje.

Të enjten Istogu do të ndeshet me kampionen, Pejën. Istogasit kanë një fitore e 24 humbje, kurse verdhezinjtë janë në pozitën e dytë me 17 fitore e tetë humbje.

Dueli i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit kanë siguruar vendin e parë me 23 fitore e vetëm dy humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e pestë me shtatë fitore e 18 humbje. /Telegrafi/

Prince Caffe Superliga-Java 26

E mërkurë

19:00 Bashkimi-Sigal Prishtina

19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

E enjte

19:00 Istogu-Peja

20:00 Trepça-Proton Cable Prizreni

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori