LAJMI I FUNDIT:

Xhiro e 21-të zhvillohet në tre ditë, sprova para Kupës së Kosovës

Xhiro e 21-të zhvillohet në tre ditë, sprova para Kupës së Kosovës

Të enjten, premten dhe të shtunën zhvillohet xhiroja e 21-të në Prince Caffe Superligë, që është e fundit para garave të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll. Turneu i Kupës zhvillohet në Gjakovë nga 13 deri 17 shkurt.

Sidoqoftë, edhe kjo xhiro do të dhurojë sfida mjaft të bukura. Java e 21-të hapet me përballjen mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Pejës dhe Bashkimit. Kampionët e Kosovës ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e pesë humbje, derisa prizrenasit në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje.


Sfidë mjaft interesante shihet ajo mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, vendit të parë, përkatësisht të katërt në renditje. Mitrovicasit janë liderë me 18 fitore e dy humbje, kurse therandasit kanë 12 fitore e tetë humbje.

Të premten po ashtu do të përballen Proton Cable Prizreni me Istogun. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 15 humbje, kurse istogasit të fundit me vetëm një fitore e 19 humbje.

Kjo xhiro përmbyllet pikërisht me sfidën në Gjakovë, ku pritet atmosferë e mirë, derisa ndeshjen Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 21

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

E premte

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Proton Cable Prizreni – Istogu

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori