LAJMI I FUNDIT:

Xhaka gjendet në Londër për testet mjekësore te Arsenali

Xhaka gjendet në Londër për testet mjekësore te Arsenali

E përditshmja sportive britanike, Starsport raporton se mesfushori Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka do të nënshkruajnë gjatë orëve të ardhme me skuadrën e Arsenalit.

Një burim brenda klubit londinez ka konfirmuar se sot pasdite do të arrihet marrëveshja me mesfushorin shqiptar të Zvicrës.


Xhaka ka fluturuar me aeroplan për në Angli gjatë këtij mëngjesi dhe tani pritet t’i kalojë testet mjekësore për 42 milionë euro.

Arsenal e konsideron 23-vjeçarin si lojtarin kyç për sezonin e ardhshëm në mesfushë dhe si partner kryesor i Santi Cazorlas. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: Xhaka te Arsenali, tifozët fillojnë t’i blejnë fanellat e tij (Foto)