LAJMI I FUNDIT:

Xavi pretendon se Barcelona është ende në garë për titull pas fitores ndaj Getafes

Xavi pretendon se Barcelona është ende në garë për titull pas fitores ndaj Getafes

Barcelona ka marrë fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në La Liga të shtunën, pasi mposhtën me rezultat të thellë 4-0 Getafen në “Estadi Olimpic Lluis Companys”.

Ishte ky një rezultat i cili i dha një shtysë moralit të blaugranasve, të cilët tani kanë ‘rrëmbyer’ vendin e dytë në tabelë  me 57 pikë të grumbulluara, një më shumë se Girona që nesër (e diel) luan ndaj Rayo Vallecanos.


Kjo ndeshje ishte padyshim një nga paraqitjet më të mira të Barcelonës këtë sezon dhe për këtë është e kuptueshme se Xavi Hernandez ishte ndarë i kënaqur ashtu siç u shpreh në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje shumë e kompletuar. Ne e dinim si të sulmonim hapësirat disa herë dhe nga aty erdhën golat. Ne u përputhëm me intensitetin e tyre, ne kemi qenë shumë të mirë”, ka thënë Xavi fillimisht.

“Për mua, ai është thelbësor”, Xavi këshillon Barcelonën që të mbajë yllin në skuadër
Lexo po ashtu “Për mua, ai është thelbësor”, Xavi këshillon Barcelonën që të mbajë yllin në skuadër

“Ishte një ndeshje bindëse nga ekipi, ne i kemi befasuar ata. Unë jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, fitorja na jep qetësi”.

Ky rezultat ka bërë që Barcelona të afrohet në vetëm pesë pikë ndaj liderit Real Madridit, të cilët nesër (e diel) do të jenë nikoqir të Sevillas, tekniku Xavi beson se ekipi i tij ka ende një mundësi për ta rikthyer këtë diferencë.

“Unë tashmë e kam thënë më herët se nuk do ta hedhim peshqirin. Ne duhet të marrim tri pikë çdo vikend. Kanë mbetur edhe 12 ndeshje. Të shohim se çfarë do të bëjnë Girona dhe Real Madridi këtë vikend”, përfundoi Xavi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori