LAJMI I FUNDIT:

Xavi ka ‘kërcënuar’ Barcelonën me largim të menjëhershëm për shkak të Ronald Araujos

Xavi ka ‘kërcënuar’ Barcelonën me largim të menjëhershëm për shkak të Ronald Araujos

Trajneri i Barcelonës, Xavi, raportohet se e kishte kërcënuar klubin me dorëheqje nga pozita e tij në rast se blaugranasit do të vendosnin për shitjen e Ronald Araujos.

Ishte një afat kalimtar relativisht i qetë për Barcelonën pasi ata nuk arritën të bëjnë përforcime të mëdha në ekip.


Blaugranasit kanë pasur një sezon mjaft të vështirë deri më tani teksa momentalisht renditen në pozitën e katërt në La Liga, dhjetë pikë mbrapa liderit Real Madrid.

Javën e kaluar doli njoftimi se Xavi do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit aktual. Tekniku spanjoll kishte thënë se situata tek Barcelona duhet të ndryshojë dhe se ai nuk mund ta lejojë klubin në një gjendje të tillë.

Sidoqoftë, tani është raportuar se Xavi kishte kërcënuar Barcelonën më herët me dorëheqje nga pozita e tij, në rast se ata do të pranonin shitjen e Ronald Araujos.

Sipas asaj që raporton The Athletic, Xavi kishte kërcënuar bordin e klubit me largim të menjëhershëm në rast se nga ekipi do të largohej mbrojtësi uruguaian.

“Unë e kuptoj, ajo që bëhet te Barcelona nuk është askund tjetër në botë” - Guardiola flet për situatën e Xavit
Lexo po ashtu “Unë e kuptoj, ajo që bëhet te Barcelona nuk është askund tjetër në botë” - Guardiola flet për situatën e Xavit

Megjithatë, përkundër interesimit të madh nga Bayern Munichu, gjiganti gjerman nuk ia doli të sigurojë shërbimet e mbrojtësit shtatgjatë.

Eventualisht pasi dështuan të nënshkruajnë me Araujon, Bayern u fokusua tek mbrojtësi i Tottenhamit, Eric Dier, i cili në fund u transferua në Gjermani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori