LAJMI I FUNDIT:

Xavi i fton tifozët ta mbështesin Barcën ndaj Benficas

Xavi i fton tifozët ta mbështesin Barcën ndaj Benficas
(Foto: Screenshot/Twitter/FC Barcelona)

Të martën mbrëma, Xavi do ta zhvillojë ndeshjen e parë si trajner i Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Benficas.

Blaugranët kanë një përballje të drejtpërdrejtë me skuadrën portugeze, në një ndeshje të cilën duhet ta fitojnë.

Katalunasit kanë gjashtë pikë në Grupin E, dy më shumë se kundërshtari i tyre, prandaj duhet të triumfojnë për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

“Duhet ta dëshmojmë në fushë se jemi më të mirë. Nëse fitojmë, do të jemi në fazën tjetër. Duhet të jemi pozitivë dhe të sulmojmë, t’i kërkojmë tri pikët, edhe pse e kemi humbur ndeshjen e fundit nga Benfica me rezultat 3-0”, ka thënë trajneri në një konferencë për shtyp.

Ai ka kërkuar nga tifozët që të shkojnë në Camp Nou dhe ta mbështesin skuadrën, ndërkohë që i ka falënderuar për atmosferën e krijuar në derbin lokal ndaj Espanyolit.

“Ka qenë atmosfera më e mirë që e kam ndier në Camp Nou në jetën time. Kërkoj të vini dhe të na ndihmoni dhe të brohoritni për ne, duhet të jetë një atmosferë që shkakton rrënqethje”, ka shtuar tutje Xavi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori