LAJMI I FUNDIT:

Xavi i dëshpëruar me barazimit ndaj Vallecanos

Xavi i dëshpëruar me barazimit ndaj Vallecanos

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është i dëshpëruar pas barazimit me Rayo Vallecanon, por thotë se duhet të përmirësohen dhe të vazhdojnë.

Barcelona ka barazuar 0-0 me Rayo Vallecanon në ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në La Liga.


Ky barazim pas shumë përforcimeve të verës dhe para gati 90 mijë tifozëve në Camp Nou ka lënë shijë të hidhur te trajneri i Barcelonës.

Barcelona e përforcuar nuk arrin ta nis sezonin me fitore, barazon në shtëpi me Vallecanon
Lexo po ashtu Barcelona e përforcuar nuk arrin ta nis sezonin me fitore, barazon në shtëpi me Vallecanon

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, arritëm në zonën e tyre, por nuk ishim efektivë”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

“Është vetëm një pikë, kjo është e pamjaftueshme. Por, ne duhet të vazhdojmë të besojmë te modeli, të punojmë shumë”.

Barcelona 0-0 Rayo Vallecano, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Barcelona 0-0 Rayo Vallecano, notat e lojtarëve

“E kuptoj zhgënjimin sepse kishim krijuar shumë pritshmëri”.

“Duhet ta analizojmë mirë lojën, të përmirësohemi dhe të vazhdojmë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/