LAJMI I FUNDIT:

Wiz Khalifa ka publikuar klipin e këngës “Gin & Drugs”

Wiz Khalifa ka publikuar klipin e këngës “Gin & Drugs”
Wiz Khalifa (Foto: Getty Images)

Reperi amerikan, Wiz Khalifa, e ka publikuar videoklipin e këngës “Gin & Drugs”, e cila është pjesë e albumit “Rolling Papers 2” që është lansuar javë më parë.

Këngën e re, reperi e ka realizuar në bashkëpunim Jason Martin, i cili njihet me emrin artistik, Problem.


Lajmet për WIZ KHALIFA
Lexo po ashtu Lajmet për WIZ KHALIFA

Një klip interesant, ku natyrisht se nuk mungojnë femrat dhe veturat, ndërsa kënga pritet të pëlqehet nga fansat e reperit.

Khalifa më 13 korrik e lansoi albumin “Rolling Papers 2”, në të cilin ka punuar për disa vite.

Në një intervistë të mëparshme, reperi kishte thënë se para finalizimit të këngëve kishte bërë plot katër versione të albumit.

Ndërkaq, ka treguar se shumica e këngëve janë të frymëzuara nga jeta e tij.

“Shumica e këngëve në albumin ‘Rolling Papers 2’ janë të frymëzuara nga jeta ime, sidomos për gjërat që kanë ndodhur në katër vitet e fundit”, ka thënë Wiz. /Telegrafi/