Vushtrriasit hulumtojnë në Maqedoni

Klubi i futbollit Kosova e Vushtrri ka bërë planin se si do të dalë nga kriza. Trajneri Bekim Shotani ia ka dorëzuar kryesisë së re dëshirat që i ka për pranverë. Ai thekson se i duhen minimum 80 mijë euro për t’i përmbushur të gjitha objektivat që i ka.
“Jam takuar me kryesinë e re dhe kemi bërë projektin se si duhet të veprojmë në pranverë. Janë disa donatorë që kanë shprehur interesim për të na ndihmuar dhe besoj që do ta kemi mbështetjen edhe të komunës. Kemi një projekt për stadiumin dhe do të kërkojmë nga Komuna që të na e miratojë. Në planin që kam bërë del së më duhen minimum 80 mijë euro për stinorit pranveror”, tha Shotani për ‘Sport Plus’.
Ai tregoi se si do t’i grumbullojnë mjetet. “Mendoj se nuk është shumë e madhe. Paratë që i ka premtuar Milot Rashica, pastaj të drejtat televizive, ndihmesa nga donatorët e komuna dhe biletat e ndeshjeve mund të arrijnë këtë shumë. Do të shikojmë mundësinë që përgatitjet t’i kryejmë në Turqi”, shtoi ai. /Telegrafi/



















































