I pari i futbollit tonë i ka premtuar klubit mitrovicas se bashkë me Komitetin Ekzekutiv do të bëjnë gjithçka që është e mundur që sajohen demet e shkaktuar nga zjarri në ‘Riza Lushta’.

“Kryetari Vokrri u premtoi zyrtarëve të klubit mitrovicas që bashkërisht duhet të tejkalojmë këtë gjendje. Ai tha se bashkë me KE, do të angazhohen që përmes donacioneve të ndryshme si dhe duke kërkuar mbështetjen e institucioneve lokale dhe qendrore që sa më parë të sanohen demet që janë shkaktuar nga zjarri në mënyrë që stadiumi i KF ‘Trepça ‘89 të jetë të gatshëm për të vazhduar garat në stinorin pranveror”, është thënë në njoftimin e FFK-së. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app