LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Berisha: PriFest ka mundësuar kthimin e publikut në salla për të përjetuar filmin siç duhet

Vjosa Berisha: PriFest ka mundësuar kthimin e publikut në salla për të përjetuar filmin siç duhet

Të martën në Prishtinë është hapur edicioni i sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit PriFest, i cili po mbahet për të 11-tën herë me radhë. Në tapetin e kuq, në hapësirat e Teatrit Kombëtar të Kosovës, u bë pritja e mysafirëve, të cilët pastaj patën mundësi të shohin premierën kombëtare të filmit të metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”.

Drejtoresha e festivalit, Vjosa Berisha tha se me PriFest kanë arritur të kthejnë publikun në sallë, që të përjetojnë ashtu siç duhet një film.


Vjosa Berisha në një intervistë për KosovaPress, bëri të ditur se në edicion e sivjetmë do të mund të shikohen 70 filma, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës, ku kinemaja ballkanike është programi kryesor garues, po gjithashtu ka 6 filma nga Evropa, e edhe dokumentarë të metrazhit të mesëm, që nga Koreja Jugore deri të Kolumbia.

“Edhe ne shohim çka kemi bërë më keq një vit më herët, përmirësohemi vitin tjetër, ambiciet rritën më shumë, sipas mundësive kur kemi edhe përkrahje financiare mundohemi me dhënë edhe më shumë, e sjell edhe më shumë në Kosovë, këto mund të jenë të veçanta që mund t’i përmendim për këtë vit. Sigurisht edhe mbrëmjet e muzikës janë shumë të rëndësishme, do të kemi çdo mbrëmje muzikë për mysafirët tonë, si nga bendet kosovare, që kemi qejf me ua tregu muzikën tonë, edhe DJ të huaj, që do t’i sjellim të premten e datës 19, në një mbrëmje të paharruar, deri në mëngjes do të kemi nëntë DJ në amfiteatrin e Gërmisë, që do të përformojnë për rininë dhe ata që e duan muzikën elektronike”, tha ajo.

Berisha tha se ndjehet e lumtur me organizimin e festivalit, i cili i ka veçantitë e veta, sikur çdo edicion tjetër.

“Jemi mundur të rikthejmë atë lidhje. Jemi mundur me sjell publikun në salla për me përjetua filmin ashtu siç duhet”, tha ajo.

Në PriFest po marrin pjesë shumë figura të artit botëror e ndërkombëtar.

E sipas Vjosa Berishës, ata që vijnë një herë në festival, gjithmonë kthehen në edicionin e radhës.

“U pëlqen slogani ynë shumë, sepse mendojnë që jemi një popull shumë që ofrojmë shoqëri dhe dashni, dhe jo rastësisht edhe slogani ynë është ‘Miqësi përgjithmonë PriFest”, tha ajo.

Natën e parë të PriFest e hapi filmi i regjisores Arzana Kraja, me titull “Fusha e Mëllenjave”. Ky film i cili trajton problemet e një të burgosuri politik shqiptar është koproduksion ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Anglisë.

Përveç shfaqjes së filmave, në kuadër të PriFest, do të organizohen edhe shumë aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive të muzikës live, me pjesëmarrje të shumë artistëve të huaj.

Për gjashtë ditë me radhë, në kuadër të Pri Fest do të jenë mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori