Mbrëmë është shpërndarë gjithandej një video ku shfaqej një burrë duke sulmuar fizikisht një grua në një supermarket në Prishtinë.

Nga pamjet e publikuara, ai shfaqet me një karrocë që përplaset me atë të një gruaje e cila kalon në anë të tij. Në atë moment mes të dyve nis një konflikt fillimisht verbal që përshkallëzohet në përdorimin e dhunës nga ana e të arrestuarit tanimë nga policia.


I njëjti u dërgua në mbajtje sipas një konfirmimi që u bë nga zëdhënësja Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

okay 1 e1635233624699  1 Foto: Sinjali

Ndaj tij, Ahmeti më tej shtoi se i është iniciuar rasti ” Lëndim i lehtë trupor”.

Për ngjarjen që tronditi opinionin, reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta duke përfshirë edhe artistët e famshëm shqiptarë.

Vesa Luma, Robert Berisha, Kejvina Kthella, Lindita Halimi, Alban Ramosaj, Lluni, Nushi - janë disa nga yjet që shprehën mllefin përmes postimeve që kanë shpërndarë në InstaStory.

Më poshtë ua sjellim reagimet e tyre të plota:

Screenshot 9 32 Vesa Luma (Foto: Instagram)

Screenshot 10 29 Robert Berisha (Foto: Instagram)

Screenshot 11 23 Robert Berisha (Foto: Instagram)

Screenshot 12 20 Kejvina Kthella (Foto: Instagram)

Screenshot 13 20 Linda Halimi (Foto: Instagram)

Screenshot 14 15 Alban Ramosaj (Foto: Instagram)

Screenshot 15 11 Lluni (Foto: Instagram)

Screenshot 16 13 Nush (Foto: Instagram)

/Telegrafi/